Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

‘Nëse ti bën petulla dhe ballokume po më gënjen, ti dhe ai tjetri’, Kryemadhi e nxehur: Unë nuk fle në krevat me Bashën, por me Metën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi i emisionit “Të paekspozuarit” ka kritikuar kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi se po bën fushatë duke gatuar nëpër shtëpitë e njerëzve.

Ai tha se duhet të gjejë qytetarët që janë në hall dhe kanë borxhe dhe t’ja tregojnë shqiptarëve çfarë ndodh në vend, duke përfshirë këtu edhe z.Basha.

Mirëpo Kryemadhi është nxehur dhe ka thënë se ajo nuk i mban pishtarin Bashës, dhe se gjithmonë i ka denoncuar faturat e shtrenjta dhe i ka dhënë zë varfërisë së qytetarëve.  

Rakipi: Nëse ti përgatit petulla, tasqebap, ballokume, nëse shëtit rrugëve dhe nuk gjen njerëz që kanë halle dhe borxhe, ti po më mashtron mua, ti dhe ai zotëria tjetër.

Kryemadhi: Unë jam veç me atë nuk jemi një ne nuk jam në PD unë.

Rakipi: Epo mirë jeni ndarë pra jeni veç, s’jeni më bashkë?

Kryemadhi: Ore unë fle në krevat me Ilir Metën jo me Lulzim Bashën, nuk i mbaj atij pishtarin. Nuk jam kryetarja e PD, për kryetar të PD merr Bashën këtu dhe jemi në rregull. O kam nxjerrë unë fatura të Covid dhe të supermarketeve që kanë borxhe njerëzit o s’ka bërë njeri.

Rakipi: Ka një pandemi, njerëzit janë të varfër e marrin borxh.

Kryemadhi: Kush e përmendi faturën 3500 euro për të sëmurët me Covid?

Rakipi: Ju.

Kryemadhi: Epo mos më thoni që nuk denoncoj unë.

Më shumë

spot_img
spot_img