Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Nëse s’të vendos të dytin në Durrës? Duka: Asgjë, s’do vras njeri. S’do merrem më me Ramën dhe Bashën, do iki në shtëpi të merrem me vreshta

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cbe41ec2849e475652d3f5478c78f312

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka thënë se Basha prej kohësh i ka garantuar numrin e dytë në listën e Durrësit, dhe ai është dakord me këtë.

Ndërkaq, për ta ngacmuar, kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i ka kujtuar historinë e 2017, kur Basha vendosi Ridvan Boden të bindte aleatët, dhe në fund vetë atë nuk e futi në listë.

Patozi: Sot kjo nuk është për t’u duartrokitur, edhe mund ta duartrokisni, por nuk është për tu bërë. Ardhja e Bamir Topit është si në 2017. Jemi në një “deja vu” politike, sa i takon PD-LSI dhe PS, dhe aleatëve. E vetmja risi janë disa parti të reja. Dua t’ju tregoj një histori që ngjason si barsaletë, por është e vërtetë dhe shpresoj që Gon Duka të mos ketë këtë fat. Në 2017 Ridvan Dode u thirr nga Basha që të bindte aleatët dhe Bode u investua fuqimisht natën e thikave dhe arriti t’i bindte dhe shkoi në shtëpi. Kur shkoi në shtëpi Basha dorëzoi listën në të cilën mungonte emri i Bodes. Duket si barcaletë, por është një histori shumë e vërtetë.

Duka: Nuk është çudi, është logjike. Logjikisht mund ta bëjnë, e ka bo dhe Rama dhe Basha, Monika nuk e di. Dhe Astriti ka të drejtë, me këtë sistem mund të na ndodhi. Megjithatë nuk besojse do të ketë të tilla surpriza.

Vasili: I sati jeni në Durrës?

Duka: Absolutsht i dyti, absolutisht.

Vasili: Nëse nuk ndodh?

Duka: Asgjë, s’kam për të vrarë njeri. S’do merrem as me Bashën as me Ramën, do rri në shtëpinë time të merrem me vreshtat.

Më shumë

spot_img
spot_img