Hapësire reklamuese

Bota

“Nëse Rusia bën një hap në territorin e NATO-s…”, gjenerali britanik PARALAJMËRIM të fortë: Një sulm kundër njërit është një sulm kundër të gjithëve

Shkruar nga Newsbomb
“Nëse Rusia bën një hap në territorin e

Te teksa sytë e gjithë botës janë në Ukrainë, Sir Richard Shirreff, ish-zëvendës komandanti suprem i NATO-s ka bërë një deklaratë të fortë.

Ai tha se nëse Rusia vendos qoftë edhe një hap në territorin e NATO-S, gjithë vendet do të futen në luftë. Gjenerali tha se linja e parë e mbrojtjes së Britanisë është tani kufiri i ish-shteteve sovjetike që kanë frikë se mund të jenë të radhës pas pushtimit të Ukrainës.

“Ekziston mundësia që ne si komb së shpejti të jemi në luftë me Rusinë. Ne në këtë vend duhet të pranojmë se siguria jonë nuk fillon në shkëmbinjtë e bardhë të Doverit - ajo fillon në pyjet e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë” tha ai.

“Nëse Rusia fut një çizme (hap) në territorin e NATO-s, ne të gjithë jemi në luftë me të. Neni 5 i Aleancës së NATO-s thotë se një sulm kundër njërit është një sulm kundër të gjithëve. Ne duhet të ndryshojmë mendësi thellësisht, prandaj them që mbrojtja jonë nis në kufijtë e NATO-s. Është e mundur që ai të sulmojë vendet e NATO-s dhe të nisë një luftë me 30 vende” shtoi gjenerali.

Ndër të tjera ai shtoi se NATO nuk mund të ndërhyjë në Ukrainë, pasi kjo do sillte një Luftë të Tretë Botërore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese