Hapësire reklamuese

Politikë

“Nëse qeveria s’ju përgjigjet, ju e rrëzoni”, Donald Lu mesazh të fortë para të rinjve

Shkruar nga Newsbomb

Ambasadori amerikan Donald Lu në një takim të rëndësishëm me të rinjtë foli mjaft qartë mbi pushtetin  që kanë të rinjtë duke dhënë një mesazh të fuqishëm.

“Nëse qeveria s’ju përgjigjet, ju e rrëzoni”, i tha Lu të rinjve.

Para së gjithash ai theksoi se: “ Ju jetoni në demokraci. Ju duhet të kërkoni dhe nëse qeveria nuk u përgjigjet, ju e rrëzoni atë. Kështu funksionon demokracia. Në demokraci, përgjegjësinë dhe pushtetin e keni ju. Ne mirëpresim ditën kur ju do të jeni udhëheqësit e Shqipërisë. Sepse ne kemi besim tek ju. Ne besojme se brezi juaj do të jetë më i mirë se brezi i tyre në udhëheqjen e Shqipërisë drejt së ardhmes së saj europiane”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.