Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

‘Nëse mbyllesh në Surrel s’e kupton që njerëzit janë pa bukë’, Bardhi ‘sulmon’ Ramën: Buxheti ka para, por i ke ndarë me miqtë

Shkruar nga Newsbomb
Rama, Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për të cilin thotë se nuk po bën detyrën por vetëm propagandë dhe mallkime boshe në këtë situatë të vështirë në të cilën ndodhet vendi prej Covid-19.

Bardhi ndërsa ka publikuar një video ku shihet kryeministri Edi Rama teksa pohon se qeveria nuk ka para për qytetarët në këtë situatë për shkak të COVID-19, akuzon këtë të fundit se i mbyllur në Surrel nuk ka se si të kuptojë se njerëzit janë pa bukë, ndërkaq shton se  buxheti ka para mjaftueshëm për të përballuar krizën.

Sipas Bardhit Shqipëria është në prag të katastrofës ekonomike, sepse lekët e shqiptarëve sipas tij Rama i ka për t’i ndarë me miqtë, në tendera dhe koncesione korruptive.

"Nëse mbyllesh në Surrel nuk ke sesi ta kuptosh që njerëzit janë pa bukë dhe pa asnjë ndihmë nga shteti, prandaj vetëm e mallkon dhe e fyen popullin tënd. Edi Rama duhet të bëjë detyrën dhe të lërë fjalët boshe, teatrin dhe propagandën.
Braktisja e familjeve në nevojë, të sëmurëve apo qytetarëve pa mjetet e nevojshme të jetesës, në këtë kohë krize, është kriminale.

Sot qytetarët e pamundur kanë nevojë më shumë se kurrë të ndjejnë solidaritetin dhe mbështetjen e shtetit.
Buxheti ka para mjaftueshëm për të përballuar krizën, por Shqipëria është në prag të katastrofës ekonomike, sepse lekët e shqiptarëve Rama i ka për t’i ndarë me miqtë e tij, në tendera dhe koncesione korruptive", shkruan Bardhi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll