Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Nëse mamit e babit i ndodh diçka, do shkoj me ta dhe nuk jetoj më në këte botë’! Fjalët e Julianit 7-vjeçar të therin shpirtin (HISTORIA E DHIMBSHME E ÇIFTIT NGA DEVOLLI)

Shkruar nga Newsbomb

Një histori e dhimbshme kjo e familjes Skerma nga fshati Poloskë i Devollit.

Enkelejda Skerma është 38 vjeç ndërsa sëmundja po e mposht. Gjithçka erdhi nga një virozë e stinës, që më pas i la 38 vjeçares pasoja përjetë, për të cilën nuk e kishte menduar kurrë. Mjekimi i pakujdesshëm dhe i gabuar i shkaktuan asaj një bakter të rëndë në stomak duke e lënë në shtrat.

Teksa jeton mes skamjes, Enkeleida i harron dhimbjet, por meraku i saj i vetëm është djali i saj, Juliani, vetëm 7 vjeç.

Vogëlushi rri i izoluar brenda dhomës, ku qendrojnë edhe dy prindërit e tij të sëmurë rëndë. Ai nuk pranon të dalë dhe të luajë me shokët.

“Nese babit dhe mamit i ndodh diçka unë do shkoj me ata dhe nuk do jetoj në këtë botë. Nuk dua të dal jashtë dhe të rri me shokët. Dua të shëroj mamin pastaj dhe babin”, këto janë fjalët prekëse të vogëlushit.

Në situatë të rëndë është edhe Bledari, kryefamiljari. Ai punonte dikur në Greqi dhe siguronte të ardhura për të mbajtur familjen. Por diçka e papritur ndodhi më shëndetin e tij. Një komplikacion i rëndë i pushtoi shtyllën kurrizore. Ai vuan tashmë nga hernie diskale, ndërsa dhimbjet janë të mëdha atij i duhet të kujdeset për djalin e vogël dhe gruan. Ndonëse mjekët e kanë ndaluar kategorikisht të lëvizë, Bledari e ka të pamundur.

Familja jeton mes skamjes, dy bashkëshortët kanë nevojë për ilaçe. Ata jetojnë nte shtëpia e vëllait të Bledarit, i cili iu ka liruar një dhomë për shkak të sëmundjes së rëndë që ata kanë.

Të ardhurat e tyre të vetme janë 30 mijë lekë të vjetra në muaj.

Numri i llogarisë ku mund të jepni kontributin tuaj për familjen në nevojë:

ENKELEIDA  GJIN  SKERMO

NR LLOGARIE

403000511

IBAN   AL6320543525000511CLIDCLALLE

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll