Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

‘Nëse kthehen ata s’do vijnë vaksina’, Kryemadhi-Ramës: Po kërcënon qytetarët me jetë, meriton prangat! Fshehët 9000 vdekje nga Covid

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur sonte në “Tempora” deklaratës së Ramës nga Lezha, ku tha se “nëse vijnë ata në detyrë, vaksinat nuk do vijnë siç po vijnë tani, mirë që s’do vijnë siç po vijnë tani, por s’do vijnë fare”.

Kryemadhi tha se kjo është një mënyrë e turpshme e të bërit fushatë nga Rama, duke kërcënuar me jetë qytetarët shqiptarë. Sipas saj Rama po iu thotë qytetarëve “më votoni ose do vdisni pa vaksina”.

Gjithashtu kryetarja e LSI bëri akuzën e fortë për kryeministrin dhe Ministrinë e Shëndetësisë, duke thënë se gjatë kohës së pandemisë, janë fshehur 9000 vdekje nga Covid.

Kryemadhi: Edi Rama më bën oër të qeshur, më kujtohet filmi “Mëngjese Lufte”, ku i biri i beut thoshte. “topi është i imi, penalltinë e gjuaj vetë”. Ky kërcënon qytetarët me vaksinën, është një lloj si ligji që ka qenë për agjitacion dhe propagandë, që dënohej me burg deri në varje në litar. Ky thotë nëse nuk votoni PS unë do ju lë të vdisni. Ky dhe Ministria e Shëndetësisë kanë fshehur 9000 vdekje. Në çdo vend të botës i kishin vënë prangat. Ky njeri o është i metë ose kriminel, se kërcënon me jetë. Më jepni votën ose do të vdisni. Prokurorët e Ulsi Manjës pas 25 prillit do e ndërrojnë tabelën do thonë s’na la Edi Rama të bëjmë drejtësi.  

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img