Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nëse keni plane bëjini nesër, e diela vjen me shi dhe vranësira të shumta

Shkruar nga Newsbomb

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e nesërme moti në vendin tonë do të jetë përgjithësisht i qendrueshëm, por me pak vranësira në zona të thella malore.

Nëse keni plane për fundjavën bëni mirë t’i organizoni për nesër.

E diela do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, kryesisht në zonat malore.

Përshëndetje nga SHMU!

Për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qendrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqendrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje shiu lokale kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1 deri 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll