Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nëse keni bërë plane për këtë fundjavë, duhet të mendoheni mirë para se të niseni në plazh

Shkruar nga Newsbomb

Të gjithë ata që kishin planifikuar pushime në det këtë fundjave duhet të mendohen mirë,pasi kapricot e motit mund t’ua ndryshojnë ato. Sipas sinoptikanëve fundjava e ardhshme do të dominohet nga reshjet e shiut, duke filluar pasditen e së shtunës dhe duke vijuar gjatë gjithë pjesës së parë të ditës së dielë, kryesisht në pjesën jugore të vendit.

Gjithashtu parashikohet që reshje shiu të izoluara të pushtojnë zonat malore, ku në disa zona të cakuara do të jenë të shoqëruara me rrufe, breshër e erë të fortë. Ndërsa përsa i përket temperaturave për ditën e sotme, ato do të kenë një rënie relativisht të lehtë, duke vijuar me një rënie prej 2-3 gradësh gjatë fundjavës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese