Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.1kmh
40 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
20 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

“Nëse jo tani, kur?”, Yuri Kim takon Arben Ahmetajn: 30 vite pas përfundimit të diktaturës komuniste, duhet të thyeni zakonet e këqija të së kaluarës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ditën e sotme ka zhvilluar një takim me zëvëndëskryeministrin Arben Ahmetaj, me të cilin thotë se ka diskutuar në lidhje me luftën ndaj korrupsionit.

Përmes një postimi në “Tëitter”, Yuri Kim tregon se gjatë takimit u bisedua edhe në lidhje me rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronësisë, zbatimin e reforms në drejtësi dhe për shumë çështje të tjera me rëndësi për vendin.

Më tej Kim shton se tridhjetë vite pas përfundimit të diktaturës komuniste, udhëheqësit e Shqipërisë duhet të shfrytëzojnë mundësitë për të thyer zakonet e të kaluarës, në mënyrë që brezat në vijim të kenë një të ardhme të mirë.

“Unë pata një takim me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, të cilit i theksova vullnetin e SHBA-ve në mbrojtje të demokracisë dhe të të biznesit. Gjithashtu nënvizova faktin që SHBA-të e kanë shumë seriozisht luftën ndaj korrupsionit, dhe ne i bëjmë thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime reale në mënyrë që shteti shqiptar të jetë më i drejtë, më i fortë dhe më i pasur.

Ne diskutuam rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronësisë, duke përfshirë dixhitalizimin e regjistrave për të kundërshtuar ndërhyrjen ilegale të njeriut; zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që qytetarët dhe investitorët të mbështeten në gjykata të pastra; trajtimin e pastrimit të parave dhe shqetësimeve të tjera të përshkruara.

Tridhjetë vjet pas përfundimit të diktaturës komuniste, udhëheqësit e Shqipërisë nga të gjitha anët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për të thyer zakonet e këqija të së kaluarës, për të bërë ndryshime të vështira, por të nevojshme, në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë. Nëse jo tani, kur? SHBA-të do të vazhdojnë të jenë me ju në mbështetje të plotë”, shkruan Kim në postimin e saj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img