Deputeti demokrat Ervin Salianji mbrëmjen e sotme i futar në “Zonë e Lirë” i bindur ka theksuar se Partia Demokratike me Lulzim Bashën në zgjedhjet e 6 marsit do të fitojë të 6-ta bashkitë.
I pyetur se nëse kjo gjë nuk ndodh çfarë do të ndodhë të nesërmen, Salianji tha se në politikë nuk ka “nëse” dhe testi i vetëm i këtyre zgjedhjeve është se do të jenë këto zgjedhje të lira dhe të ndershme apo jo.
“Në politikë nuk themi nëse. Në këto zgjedhje ka vetëm një test: A do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme apo jo? Ky është testi. Ishalla nuk ka ngjarje me tritole”, tha Salianji.