Hapësire reklamuese

Bota

Nëse humbet virgjërinë, nuk diplomohesh

Shkruar nga Newsbomb

Në një prej qyteteve të Indonezisë, Jember do të shtohet në shkollat e mesme një tjetër “provim”.

Bëhet fjalë për testin e shtatzanisë, të cilin vajzat që duan të diplomohen duhet ta kalojnë atë, në të kundërt do të “mbeten në klasë”.

Zyrtarë të këtji qyteti argumentojnë se në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë për të identifikuar vajzat që kanë kryer marrëdhënie seksuale që në shkollë të mesme.

Vendimi është kaluar nga drejtuesit e komunës derisa mbrojtësit e saj thanë se ‘vajzat kryejnë marrëdhënie seksuale disa herë dhe me partner të ndryshëm’.

Ata shpresojnë se ky propozim do të hyjë në fuqi edhe në provincën e Java’s, në të cilën Jember, është qyteti i tretë më i madh.

“Nëse ato nuk janë të virgjëra, mos i lini të kalojnë. Mund të tingëlloi si shaka, por është serioze. Është për hir të së ardhmes”, thonë mbrojtësit e kësaj çështje.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.