Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Nëse doni paqe, përgatituni për luftë’, Rusia ‘KËRCËNON’ Bashkimin Evropian

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d4beb9de39328df89b2303a1c2aade02

Rusia është e gatshme të ndërpresë lidhjet me BE nëse blloku vendos sanksione të reja, të dhimbshme ekonomikisht, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

BE ka rritur mundësinë e sanksioneve të mëtejshme mes një grindjeje mbi trajtimin e udhëheqësit të burgosur rus të opozitës, Alexei Navalny.

Kur një intervistues pyeti nëse Rusia po shkonte drejt një “shkëputjeje” me BE, Lavrov tha “ne jemi gati për këtë”.

“Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”,- tha ai.

Ai tha se një ndërprerje e lidhjeve mund të shkaktohet nga sanksionet e BE që “krijojnë rreziqe për ekonominë tonë, përfshirë këtu në zonat më të ndjeshme”.

“Ne nuk duam të izolohemi nga punët e botës, por duhet të jemi të përgatitur për këtë”,- tha ai.

Në javën e kaluar Rusia dhe BE kanë dëbuar tre nga diplomatët e njëri-tjetrit në një mosmarrëveshje për çështjen Navalny.

Rusia dëboi tre diplomatë të BE, pasi kishin marrë pjesë në një protestë të paligjshme pro Navalny, një pretendim i hedhur poshtë nga BE.

Këtë javë vendet e përfshira të BE – Gjermania, Polonia dhe Suedia – dëbuan tre diplomatë rusë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img