Hapësire reklamuese

Ekonomi

Nëse do kishit investuar 100 $ në Bitcoin në vitin 2010, tani do kishit 73 milion $

Shkruar nga Newsbomb

Pasi u rrit me gati 65 % në muajin e kaluar, monedha dixhitale bitcoin shënoi dy ditë më parë vlerën më të lartë prej 2,000 dollarë. Ndërsa kapaciteti maksimal në treg ka arritur në 32.92 miliardë dollarë.

Në fakt, ata që në muajin maj të vitit 2010 blenë 100 bitcoin me një çmim prej 0.003 cent, tani do të kishin rreth 72,9 milion dollarë.

Ekspertët thonë se edhe monedhat e tjera dixhitale si litecoin, ether, namecoin dhe ripple kanë pësuar rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit.

Bitcoin ka fituar popullaritet në botë pasi i lejon përdoruesve të kryejnë pagesa dixhitale apo transaksione pa ndërhyrjen e ndërmjetësve, qeverive, rregullatorëve ose bankave qendrore. /Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu