Hapësire reklamuese

Politikë

“Nëse dënohesh, do shkosh drejtpërdrejt në burg? Salianji i përgjigjet gazetares: Jo, do i bie rrotull!

Shkruar nga Newsbomb
“Nëse dënohesh, do shkosh drejtpërdrejt në burg?

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka komentuar sot procesin gjyqësor ndaj tij, ku akuzohet për kallëzim të rremë në lidhje me denoncimin e famshëm të njohur si “Babalja”.

Salianji u shpreh optimist se nuk do të dënohet, por do të arrijë të provojë pafajësinë e tij. Madje nuk kurseu as batutat kur gazetarja Eni Vasili e pyeti nëse ai shkon direkt në burg, në rast se gjykata e shpall të fajshëm.

Pjesë nga biseda:

Eni Vasili: Nëse ndodh t’i shkon drejtpërdrejt në burg...?

Ervin Salianji: Jo i bie rrotull. Nuk ka asnjë mundësi që kjo të ndodhë. Ata ranë vetë në grackën që kishin ngritur dhe nuk ka asnjë provë apo fakt. Po provoj pafajësinë time.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll