Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

“Nëse ai do ishte gjallë, do i kërkoja Edi Ramës të më zëvendësonte”, ministrja Balluku tregon për kë do largohej nga Parlamenti

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9fecde162a06362fcd7f2c9869c5e4fd

Ministrja Belinda Balluku ka vlerësuar afrimet që ka bërë kryeministri Edi Rama në PS, për zgjedhjet e 25 prillit, Luljeta Bozon dhe Najada Çomon.

“Marr shtysë nga të gjitha përzgjedhjet që janë bërë ditët e fundit, të shikosh Luljeta Bozon apo doktoreshë Najadën mbushesh me krenari sepse mendon që pragun e parlamentit do ta kalojnë njerëz që kanë vlera dhe kanë kontribuar në këto dy vite të vështira, dhe kanë qenë heronjtë e Shqipërisë”, u shpreh Balluku në Klan Neës.

Vetë ministrja ka thënë se nëse kreu i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu do të ishte gjallë, ajo do t’i kërkonte që ta zëvendësonte me të. “Nëse Agron Hysenlliu do ishte gjallë, unë do kisha bërë një veprim publik dhe do i kërkoja kryetarit që të zëvendësohesha nga Agroni”, tha ajo.

Kujtojmë se, Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu u nda nga jeta më 15 nëntor 2020 pasi nuk e fitoi dot betejën me Covid-19. Ai qëndroi i shtruar në Spitalin Infektiv për 10 ditë, i intubuar, por fatkeqësisht nuk ia doli dot.

Më shumë

spot_img
spot_img