Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Neritan Cena ‘digjet’ në vetting, dhuratat e shumta nga familjarët dhe huat i japin fund karrierës së gjyqtarit të Tiranës (FOTO- Del ‘ballëlart’ nga seanca)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjyqtari i Tiranës Neritan Cena “ngel në rrjetën e vettingut”. Mësohet se paraditen e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë nga ddetyra gjyqtarin e Tiranës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime mbi pasurinë e gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Neritan Cena, pasi gjeti transaksione të shumta në dhurata dhe hua nga persona të lidhur si dhe shitje në së paku dy raste të makinave të ndryshme me çmime më të larta sesa çmimet e blerjes.

Ditë më parë gjatë seancës dëgjimore gjyqtari Cena u përballë me probleme në KPK pikërisht për transaksionet e shumta dhuratë nga familjarët dhe makinat.

Sipas Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe të Konfliktit të Interesave si dhe sipas hetimit administrativ të KPK, Cenaj i ka deklaruar saktë transaksionet që ka blerë, por atij i mungojnë burimet e ligjshme për to. Edhe babait të Cenës, i cili ka dhuruar shuma parash duket gjithashtu se i mungojnë burimet financiare.

Në vitin 2015, Cenaj rezulton se ka blerë një apartament 98 metra katrorë në Bremen të Gjermanisë për 25 mijë euro, të cilën e ka paguar me një dhuratë nga babai në masën 22,757 euro si dhe me disa kursime.

Në vitin 2017, Cenaj ka blerë nga babai një apartament në Selitë të Tiranës me sipërfaqe 121 metra katrorë me vlerën 5.4 milionë lekë. Në këtë rast, burimi i të ardhurave të deklaruara është një hua e marrë nga kunata, emigrante shqiptare në Austri.

Cena ka blerë gjithashtu edhe një apartament të dytë në Bremen, Gjermani, me sipërfaqe 78 metra katrore dhe me çmim 48,500 euro, për të cilin ka paguar përmes sigurimit të 20 mijë eurove nga shitja e një makine dhe 16 mijë euro dhuratë nga e motra, emigrante në Itali. Ai ka deklaruar më tutje se ka marrë për këtë blerje 9 mijë euro hua nga e motra si dhe ka paguar 1108 euro nga kursimet e tij në vite.

Çiftja vërejti se marrëdhëniet e shumta financiare mes gjyqtarit dhe të atit, motrës dhe të kunatës, kanë ngritur pikëpyetje mbi ekzistencën e burimeve financiare të mjaftueshme te subjektet e lidhur.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img