Tirana
clear sky
-7.5 ° C
-7.5 °
-7.5 °
73 %
1kmh
0 %
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
11 °
E martë, 25 Janar, 2022

Neritan Ceka feston 80-vjetorin, Ilir Meta i jep titullin “Nderi i Kombit”

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme në 80-vjetorin e lindjes ka dekoruar me titullin e lartë “Ndëri i Kombit”, arkeologun, politikanin dhe shkencëtarin e shquar, Neritan Ceka.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta shkruan se kishte nderin  që të vlerësontë Cekën, i cili ia kushtoi jetën konsolidimit dhe përparimit të institucioneve kulturore të vendit tonë.

“Në 80-vjetorit e lindjes së tij, pata sot kënaqësinë e madhe të çmoj me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, një nga personalitet më të rëndësishme të vendit, arkeologun, politikanin dhe shkencëtarin e shquar, Neritan Ceka.

Duke vlerësuar profesor Cekën, ky nderim dhe shprehje respekti, shkon për të gjithë ata, të cilët ia kushtuan jetën e tyre konsolidimit dhe përparimit të institucioneve kulturore të vendit tonë duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e arkeologjisë, me zbulimin, ruajtjen dhe promovimin e thesareve tona të rralla të trashëgimisë së vyer kulturore e historike.

Gjithashtu, ky është një vlerësim për të gjithë ata, që si profesor Ceka, i vendosën kapacitetet e tyre intelektuale, ndershmërinë dhe përkushtimin qytetar në funksion të konsolidimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Edhe 100 pranvera të tjera profesor,” shkruan Meta.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img