Tirana
clear sky
13 ° C
13 °
13 °
88 %
1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
20 °
Enj
18 °
Pre
20 °
E hënë, 10 Maj, 2021
spot_img

‘Nëpërmjet Ilir Beqajt, Rama propozon ulje pagash’, Bardhi: Qeveria ka 220 mln euro nga koncesionet, kryeministri ka hallin e biznesit të vet

spot_img

Lajme të ngjashëm

47ac95959c9c41659eb582b623874ecf

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas propozimit të ish-ministrit Ilir Beqaj, për uljen e pagave në sektorin publik dhe privat. Bardhi e ka cilësuar këtë një eksperiment shumë të rrezikshëm për shqiptarët.

Sipas Bardhit, ky është një propozim kriminal dhe i papranueshëm për çdo qeveri, ndërsa shton që ky eksperimentim po bëhet nga Rama përmes Ilir Beqajt.

Bardhi deklaron se qeveria ka ende 220 milionë euro të paprekura nga koncesionet, por interesi personal ia do të mos i prekë këto para, me të cilat mund të ndihmoheshin mbi 3000 familje.

Postimi i Gazmend Bardhit

Edi Rama ka nisur një eksperiment të ri dhe shumë të rrezikshëm me shqiptarët. Përmes Ilir Beqajt, një nga ministrat e tij më të diskretituar si të korruptuar, Edi Rama propozon uljen e pagave në sektorin publik e privat, si mënyrë për të furnizuar qeverinë me parà. Një propozim kriminal dhe i papranueshëm për çdo qeveri, që vendos të parin interesin e qytetarit.

Ditën kur propozon uljen e pagave të qindra mijëra njerëzve, Edi Rama ka paguar për PPP mafioze të inceneratorit të Tiranës 650 mijë euro. Po të mos kishte hallin e biznesit të vet me mafian e plehrave, me kaq parà, Edi Rama mund të kishte siguruar pagën e 3125 njerëzve të mbetur pa punë.

Qeveria ka akoma të paktën 220 milionë euro të paprekura nga koncesionet korruptivë dhe shpenzimet e luksit që ka planifikuar për këtë vit.

Qeveria ka parà, por Edi Rama nuk heq dorë nga pagesat për aferat e pista, duke paguar klientët e tij me paratë e shqiptarëve. Vetëm për kompanitë e Ministrit më të keq të Shëndetësisë në të gjitha kohërat, Edi Rama ka paguar 40 milionë euro në 6 vjet. Prandaj, e përdor tani Ilir Beqajn për të testuar qytetarët deri ku mbajnë.

Ky është një nga qëllimet pse ai zgjati pa asnjë kuptim gjendjes e fatkeqesisë natyrore. Kërkon të mbajë me në këmbë qeverinë e tij të falimentuar duke vjedhur edhe djersën e ndershme të shqiptarëve. Ky është një tjetër projekt për të vazhdura grabitjen në kohë pandemie dhe për të fshehur dështimin e tij!

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img