Partia e ish-presidentit, LDK do të mbajë sot një akademi përkujtimore kushtuar liderit historik të saj, ku do të flasë kryetari aktual i partisë njëherësh edhe kryeministëri i Kosovës, Isa Mustafa
Sot shënohet nëntë vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Rugova, një nga personalitetet më të rëndësishme gjatë rrugës për liri, demokraci dhe pavarësinë e Kosovës, u nda nga jeta më 21 janar të vitit 2006, ndërsa më 26 janar u varros, me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake në Prishtinë.
Partia e ish-presidentit, LDK do të mbajë sot një akademi përkujtimore kushtuar liderit historik të saj, ku do të flasë kryetari aktual i partisë njëherësh edhe kryeministëri i Kosovës, Isa Mustafa.
Në orën 11.00, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Mustafa dhe anëtarët e Kryesisë qendrore do të bëjnë homazhe te varri i Presidentit Rugova, si dhe do të vizitojnë familjen e tij në Velani.
Lider dhe politikanë të njohur botërorë kanë vlersuar lart figurën e Ibrahim Rugovës.