Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nënshkruhet nesër marrëveshja e Bashkëpunimit në Fushën Fitosanitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut (PËRFITIMET)

Shkruar nga Newsbomb

Nesër në orën 13:00 do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit në Fushën Fitosanitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministrat e të dy vendeve; z.Bledi Çuçi dhe z.Arjanit Hoxha, te rezidenca qeveritare “Vila 31”, në zonën e ish-Bllokut, Tiranë.

Kjo marrëveshje njeh çertifikatat fitosanitare dhe lehtëson shkëmbimet tregtare të produkteve bujqësore mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, sjell njohjen e ndërsjelltë të institucioneve e instrumentave laboratorikë, vlerësues dhe validues të cilësisë së prodhimeve me destinacion eksport-importin mes dy vendeve.

Pas nënshkrimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për mediat nga të dy ministrat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu