Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nënshkruhet në Sofje Memorandumi midis Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë për ndërtimin e një infrastrukture të qëndrueshme të Korridorit VIII

Shkruar nga Newsbomb
Nënshkruhet në Sofje Memorandumi midis Shqipërisë,

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka nënshkruar në Sofje një memorandum tre palësh bashkëpunimi mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për ndërtimin e një infrastrukture të qëndrueshme të Korridorit VIII.

Në një prononcim për media, pas ceremonisë së nënshkrimit, ministrja Balluku u shpreh se Korridori VIII është një ndër më të rëndësishmit për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se të gjitha projektet e nisura në Shqipëri, sa i takon transportit hekurudhor, rrugor e atij detar janë elementë të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm dhe rritjes së konketivitetit mes vendeve.

“Prej kohësh ne kemi punuar për të plotësuar të gjithë komponentët e këtij korridori, si një nga korridoret më të rëndësishëm për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.  Tashmë me të gjitha projektet që kemi nisur si në fushën e hekurudhave, ashtu edhe në atë të rrugëve, por padyshim edhe me projektin e portit të ri iltë Durrësit, jemi të sigurt që ky projekt i madh, që përfshin të tre këto vende do të jetë një sukses në të ardhmen”, tha Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur gjithashtu se diskutoi me homologët për një axhendë të përbashkët për të promovuar Korridorin VIII, teksa njoftoi se shumë shpejt do të mbahen edhe dy takime të tjera, në Maqedoninë e Veriut e më pas edhe në Tiranë, për të vazhduar më tej me të gjitha hapat për realizimin e këtij projekti të madh, i cili do të ndryshonte jetën e qytetarëve në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Kemi diskutuar bashkë me kolegët përsa i përket hapave që do të ndërmarrim në të ardhmen dhe kemi rënë dakord që një axhendë e përbashkët për të promovuar korridorin e 8-të, si një nga korridoret më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik, jo vetëm për vendet tona, por edhe për vendet e tjera të rajonit, është një domosdoshmëri për axhendat e të tre ministrive të infrastrukturës në te ardhmen. Kemi folur për detaje, kemi dakordësuar sesi së bashku mund të ndikojmë institucionet europiane financiare për mbështetjen e projekteve tona, sidomos atë të hekurudhave, si një nga mënyrat e transportit më eficiente bazuar dhe në axhendën e investimeve të Bashkimit Europian”, nënvizoi Balluku.

Qëllimi kryesori i Memorandumit është promovimi i një mënyre alternative të transportit që është i qëndrueshëm dhe i besueshëm dhe më e rëndësishmja i sigurt për qytetarët. Gjithashtu të rrisë konektivitetin në rajon duke u afruar me integrimin në rrjetin europian të hekurudhave.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll