Hapësire reklamuese

Politikë

Nënshkruhet memorandumi: Muhammed El Alabbar do ndërtojë në Durrës portin më të madh turistik të Mesdheut

Shkruar nga Newsbomb
Nënshkruhet memorandumi: Muhammed El Alabbar do ndërtojë në

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me investitorin e famshëm Muhammed El Alabbar për ndërtimin e “Durrës Yachts & Marina”, porti i ri turistik i Durrësit që pritet të jetë edhe porti më i madh në detin Mesdhe.

Ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se ndërtimi i portit të ri do të krijojë një shpërthim për ekonominë shqiptare.

Në reagimin e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama ka falenderuar ndër të tjera edhe Princin e Kurorës së emirateve të Bashkuara Muhammed Bin Zayed.

“Pas thuajse tre vjet rrugëtimi me shumë hapa, duke kaluar përmes diskutimesh, studimesh, analizash, debatesh, bisedimesh  teknike e negociatash jo të lehta, nënshkruajmë sot Memorandumin e Bashkëpunimit, midis "Eagle Hills Real Estate Development" shpk, përfaqësuar nga investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company", për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina", ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës.

Një falenderim i veçantë për Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed, pa bekimin e të cilit ky projekt nuk do të ishte i mundur”, shprehet Rama në Facebook.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll