Hapësire reklamuese

Rajoni

Nënshkruhet marrëveshja, qeveria e Kosovës do të punësojë persona me aftësi të kufizuara

Shkruar nga Newsbomb
Nënshkruhet marrëveshja, qeveria e Kosovës do të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me përfaqësues të organizatave jo qeveritare ku në fokus të bisëdës ka qenë mbështetja e personave me aftësi të kufizuara.

Gjatë takimit u nënshkruan dhe marrëveshje të bashkëpunimit për zbatimin e masës 1.6 – Mbështetja e Personave me Aftësi të Kufizuara të Pakos së Ringjalljes Ekonomike në mes të Qeverisë dhe OJQ-ve.

Gjatë fjalës së tij Kurti u shpreh se kjo marrëveshje synon të arrijë dy objektiva, të cilat janë, nxënia e shkathtësive nga personat me aftësi të kufizuara dhe punësimi i qëndrueshëm i tyre.

“Kjo masë, që e kemi dizajnuar së bashku, synon të arrijë dy objektiva: e para, nxënien e shkathtësive nga personat me aftësi të kufizuara dhe e dyta, punësimin e qëndrueshëm të tyre. Nxënia e shkathtësive është e destinuar që të rezultojë me punësim.

E për të nxitur dhe mundësuar punësim të garantuar dhe të qëndrueshëm, ne zotohemi që bizneseve që lidhin kontratë të rregullt pune me personat që kanë ndjekur trajnimet, t’ua subvencionojmë pagën e punëtorit deri në 270 euro në muaj, për 6 muaj me radhë. Pra 270 euro për gjashtë muaj me radhë, që i bie më shumë se sa niveli bruto i pagës minimale, të cilën e kemi kaluar tashmë në lexim të parë në Kuvendin e Republikës”, u shpreh kryeministri Kurti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu