Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Nënshkruhet marrëveshja me kompaninë Exxor për TEC-in e Vlorës, Rama: Epoka e artë e gazit po shfaqet sot, do vëmë në jetë një nga dështimet 130 milionë dollarëshe të së shkuarës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

961ac9eabe479a5c21c776247690c873

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ndodhet në Houston të SHBA, ku do të nënshkruajë marrëveshjen e bashkëpunimit me kompaninë amerikane Exxor për TEC-in e Vlorës.

Në mbledhje ka marrë pjesë online edhe ambasadorja Yuri Kim dhe kryeministri Edi Rama, i cili është shprehur se ky projekt do ta bëjë Shqipërinë vend eksportues të energjisë brenda vitit 2030. Ai tha se epoka e artë e gazit e parashikuar nga agjencia ndërkombëtare e energjisë po shfaqet mirëfilli sot, ndërsa shtoi se qeveria do të vërë në jetë një nga dështimet 130 milionë dollarëshe të qeverisë së shkuar.

Rama theksoi se ky është projekti i dytë madhor në këto muaj me kompanitë amerikane, pas atij të digës së Skavicës, ndërkohë që e cilësoi Tiranën si kryeqytetin më pro-amerikan.

“Përshëndetje nga Tirana, kryeqyteti më pro-Amerikës në këtë anë të botës. Është shumë tërheqëse të jesh këtu, pasi të përballesh me një kompani që ka të ardhura mbi 20 herë se PBB jonë, është shumë e bukur. Ne duhet ta shndërrojmë Shqipërinë në një eksportuese të energjisë brenda 2030. Për ta bërë këtë projekt realitet, është një hap i rëndësishëm përpara për Shqipërinë. Ky është projekti i dytë madhor në këto muaj, pas atij për ndërtimin e HEC më të madh në 50 vite, digën e Skavicës. Asnjë prej të dyjave nuk do të kishte qenë e mundur pa këtë person që është në këtë takim, që është ambasadorja amerikane sepse është ajo që ka shtyrë një hap më tej këtë marrëdhënie. Dua ta falenderoj atë shumë. Duke transformuar Vlorën në një qendër për gazin natyror, duke ia dalë që të bëjmë aktive një nga investimet e të kaluarës është shumë e rëndësishme. 130 milionë dollarë u shpenzuan shumë keq. Për Shqipërinë është një vlerë e jashtëzakonshme. Konvertimi i TEC të Vlorës nga nafta në gaz është një hap i jashtëzakonshëm. Mbase nuk është ndonjë gjë e madhe për kompaninë tuaj, por do të jetë e rëndësishme për emrin e kompanisë tuaj Exxon, për të treguar jo vetëm fuqinë e vizionit, por edhe fuqinë e marrëdhënies tonë amerikano-shqiptare”, tha Rama ndër të tjera.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img