Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
2.1kmh
0 %
Hën
27 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Nënshkruhet marrëveshja me Bullgarinë, Rama jep lajmin e mirë: Tjetër sukses në njohjen e sigurimeve jashtë vendit

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër lajm të mirë. Përmes një postimi në “Facebook”, Rama shkruan se Shqipëria dhe Bullgaria ka nënshkruar marrëveshjen për sigurimet shoqërore.

Kreu i qeverisë shprehet se ky hap është një tjetër sukses për njohjen e sigurimeve shoqërore për shqiptarët jashtë vendit.

Ai tha se përmes kësaj marrëveshje qytetarëve i garantohet e drejta e sigurimit, pagesës së përfitimeve në rast sëmundje ose aksitendesh në profesion, si edhe kushtet për dhënien e llojeve të ndryshme te pensioneve.

“Nënshkruhet Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë🇦🇱🤝🇧🇬

*Shqipëria shënon një tjetër sukses në njohjen e sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptarë jashtë vendit. Marrëveshja rregullon sigurimin e shtetasve të Bullgarisë dhe Shqipërisë kur punojnë në të dy vendet, garanton të drejtat e tyre të sigurimit, pagesës së përfitimeve në rast sëmundjesh ose aksidentesh në profesion, si edhe kushtet për dhënien e llojeve të ndryshme të pensioneve”, shkruan Rama.

 


Më shumë