Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
60 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
27 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
25 °
E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Zyrës së Audituesit të Përgjithshëm të Norvegjisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu zhvilloi në datat 9-10 maj 2022 një vizitë zyrtare pranë Zyrës së Audituesit të Përgjithshëm të Norvegjisë, me qëllim nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Kjo Marrëveshje ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit në shkallë të gjerë, në auditimet e performancës në fushën e mjedisit dhe në auditimet IT.

Ky bashkëpunim, krahas mundësisë së shkëmbimit të eksperiencave profesionale midis palëve në fushat e parashikuara në Marrëveshje, do të mundësojë ngritjen e mëtejshme të kapaciteteve profesionale të audituesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Z. Shehu dhe homologu norvegjez z. Schjøtt-Pedersen, gjithashtu shprehën angazhimin e plotë në forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të tjera me interes të përbashkët, si auditimet me fokus përgatitjen për implementimin e Objektivave të Zhvillimit të Qendrueshëm, auditimit me fokus shëndetin, edukimin dhe mirëqenien sociale, komunikimin me median, etj.

Në ditën e fundit të vizitës së Tij, Kryetari i KLSH-së zhvilloi një takim me Kryetarin e Komisionit për Kontrollin dhe Çështjet Kushtetuese në Parlamentin e Norvegjisë, z. Peter Frølich dhe disa prej anëtarëve të këtij komisioni.

Në takim u diskutua roli i institucioneve supreme të auditimit dhe marrëdhëniet e tyre me Parlamentin në kontekstin e ndryshëm shoqëror dhe politik të të dy vendeve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img