Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Nënshkruhet kontrata me kompaninë fituese për aeroportin e Vlorës, Balluku: Punimet do nisin brenda 14 muajsh, do të ketë ndikim në rritjen e jashtëzakonshme ekonomike

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nënshkruhet kontrata me kompaninë fituese që do i hapë rrugë nisjes së punimeve për aeroportin e Vlorës.

Në fjalën e saj ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku është shprehur se ky aeroport do të jetë sipas standartëve të larta europian.

Ajo është tha se aeroporti i Vlorës do t’i japë vendit një rritje të jashtëzakonshme ekonomike, jo vetëm për Vlorën, por për të gjithë Shqipërinë.

“Aeroporti i Vlorës do të ketë të gjitha standartet europiane me një pistën mbi 3 kilometra, me sektorin dhe kargon do të shënojë një hap të ri në aviacionin civil dhe një rritje të jashtëzakonshme ekonomike, jo vetëm për Vlorën, por për të gjithë Shqipërinë.

E kemi thënë prej kohësh, ka gjithmonë një kriter. Duke hapur mundësinë për investime të mëdha në sektorin turistik. Punimet do nisin brenda 14 muajsh, do ketë një fazë përgatitore sa i përket studimit mjedisor. Dhe kompania do bëj një studim të detajuar studimor, një studim arkeologjik dhe më  pas 8 muaj do jenë për përmbushjen e kushteve si dhe dorëzimi përfundimtar dhe 6 muaj për lishencën.

Këto janë afatet maksimale por ne do mundohëmi ti mbyllim më shpejt.Në fazën e parë, përfshin ndërtimin e terminalit dhe nisin operimet dhe faza e dytë konsiston në zgjerimin e terminalit të pasagjerëve do të fillojë pas vitit të 4 të operimeve. Jo vetëm do të ketë injektimin direkt të 104 milionë eurove në ekonomi por edhe në zhvillime në fusha të tjera”, tha Balluku ndër të tjera në fjalën e saj.

Kujtojmë që kompania fituese e aeroportit të Vlorës është Mabetex e sipërmarrësit Behgjet Pacolli.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img