Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
93 %
1kmh
0 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
9 °
E diel, 29 Janar, 2023

Nënkryetari i PD Durrës shpërthen ndaj Komisionit të Rithemelimit: Propagandë, s’ka asnjë bashkim veç përçarjes

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nënkryetari i PD Durrës, Arlind Boshku shkruan se PD e Durrësit kundërshton procesin e zgjedhjeve të njëanëshme që po zhvillohen në Durrës.

Ai shkruan se në të gjithë grupseksionet ku janë zhvilluar emërimet, pjesëmarrja e anëtarësisë ka qenë në nivelet 20-25%.

Ndër të tjera ai ka sulmuar anëtarët e Komisionit të Rithemelimit duke thënë se propaganda thotë për bashkim, por që në të vërtetë ka vetëm përçarje.

“Partia Demokratike e Shqipërisë, Dega Durrës në mbledhjen e sotme me strukturat drejtuese kundërshton me forcë procesin e manipuluar të zgjedhjeve të njëanëshme që po zhvillohen në Durrës.

Në të gjithë Grupseksionet ku janë zhvilluar emërimet, pjesëmarrja e anëtarësisë ka qenë në nivelet 20-25%.

Ndryshe nga sa propagandohet në media nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit për bashkim, i gjithë procesi reflekton përçarje dhe jo bashkim.

Të gjithë së bashku  ramë dakord se do të vazhdojmë të qëndrojmë të palëkundur për bashkim, bashkim i cili duhet të mbështetet  në vlerësimin e kontributeve të gjithësecilit, në një proces gjithëpërfshirës, transparent dhe ku të garantohet vota e lirë” shkruan Boshku në postimin e tij.

Më shumë


spot_img








spot_img