Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nënkryetari i FRPD kritikon partinë dhe ‘kërcënon’ Bashën: Ka 8 muaj që nuk mblidhet kryesia, jap dorëheqjen nëse...

Shkruar nga Newsbomb
Lisandër Hoxha

Nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha ka kritikuar partinë e tij duke thënë se ka 8 muaj që nuk mblidhet kryesia dhe shtron pyetjen se si merren vendimet pa u bërë mbledhje kryesie?

Gjatë një interviste për Fax Neës u shpreh se nëse në listat që do të dorëzohen këto ditë, nuk do të ketë përfaqësues nga Forumi Rinor i PD, Hoxha zotohet se do të jap dorëheqjen si nënkryetari i Forumit Rinor si dhe nga Këshilli Kombëtar.

“Këshilli Kombëtar që është organi më i lartë duhet të kalojë në sit këtë listë e cila erdhi si pasojë e një komisioni që për mua produktin e tij nuk e kishte shpresëdhënës dhe besimdhënës në këtë moment historik që ndodhet Shqipëria. Ka 8 muaj që nuk mblidhet kryesi , kush i merr vendimet, si merren këto vendime. Momenti i listave është momenti më i rëndësishëm historik për PD dhe gjithë forcat e tjera.

Një herë në 4 vjet bëhen listat dhe ata duhet të jenë njerëzit më të mirë nga radhët tona të cilët maksimalizojnë votat dhe sjellin fitoren, u kemi borxh fitoren shqiptarëve të këtyre zgjedhjeve të pahumbshme. Edhe me Forumin Rinor të PD, në 2018 u tha se u dha dinjitet të rinjve, por të rinjtë nuk janë gomerë dhe hamej që bredhin pas lidershipeve të caktuar dhe në fund përdoren dhe themi kaluam lumin, mirupfshim kalit. Ky forum i ka bërë një punë të jashtëzakonshme PD, nuk ka qenë struktur kot, ka produkt.

Nëse të rinj si Ervin Bushati i Shkodrës kryetri i Forumit Rinor nuk përfaqësohen dot në atë listë, të rinj si Indrit Hoxha që i dorëzoi mandatin në Prlament, Gramoz Ruçit, të rinj të tjerë të Forumit Rinor që përbëjnë vlerë për këtë forcë politike, po atëhere hajde kot të bëjmë hipokritin, mbyllim sytë kalojmë radhën, vijnë zgjedhjet e tjera s’është normale. Dua të shoh 5-6 të rinj të Forumit Rinor të jenë pjesë e sigurtë e listave sepse e meritojnë të jenë.

Dua të shoh vajza si Denisa Meçi një kryetare e Forumit Rinor të Pukës që i ka dhënë vlerë qytetit të saj me gjithë angazhimet e saj politike. Nëse nuk ndodhin këto të na thonë që nuk ndodhin, ua dorëzojmë dorëheqjen me kënaqësi edhe nga nënkryetar i Forumit Rinor edhe nga Këshilli Kombëtar dhe të vazhdojmë rrugën të mbajmë përgjegjësi”, u shpreh nënkryetari i FRPD Hoxha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll