Hapësire reklamuese

Showbiz

Nënë për herë të katërt, Kim Kardashian zbulon portretin e plotë të djalit të saj

Shkruar nga Newsbomb

Pak javë më parë çifti i njohur i shoëbizit Kim Kardashian dhe Kaney West u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Psalm.

Së fundmi Kim Kardashian ka publikuar portretin e plotë të vogëlushit të saj.

 'Psalm Ye', shkruan Kardashian bashkangjitur fotos së djalit, duke i lënë fansat të spekulojnë se Ye është emri i mesëm i tij.

Kujtojmë se emri Psalm ka një kuptim shumë domethënës për familjen e Kanye dhe Kim, pasi ata janë inspiruar nga libri i Psalmeve në Bibël.

Kanye West ka disa kohë që i është dedikuar plotësisht besimit ndaj Zotit dhe ka menduar të hapë dhe një kishë, prandaj emri Psalm është kaq i rëndësishëm për të.

Screenshot_6.jpg

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu