Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nënë e bijë u gjetën të vdekura në banesë, zbardhet ekpertiza e Mjeksisë Ligjore

Shkruar nga Newsbomb

Nënë e bijë u gjetën të vdekura brenda banesës në Korçë. Lidhur me këtë ngjarje Mjekësia ligjore e këtij qyteti ka deklaruar se gjatë kqyrjes së hollësishme që iu bë dy trupave të pajetë të 75-vjeçare Eleni Vangjeli dhe vajzës së saj Ornela Vangjeli 54 vjeç, nuk u konstatua asgjë e dukshme jashtë, si shkak për të përcaktuar vdekjen e tyre.

Paraprakisht mendohet vetëm se shkaqet e vdekjes janë ato që u përcaktuan që mbrëmjen e së enjtes, për shkaqe natyrale. Mjeku ligjor ka dhënë lejen për varrosjen e tyre, ndërsa kampionë të analizave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Më herët u bë me dije se fillimisht ka ndërruar jetë Ornela Vangjeli si pasojë e një ataku kardiak, ndërsa më pas nëna e saj,  për shkak se nuk mund të lëvizte nga vendi dhe nuk kishte ilaçe në banesë.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të hapur derën e banesës pasi ishte e kyçur nga brenda. Dyshohet se nënë e bijë kishin 5 ditë që kishin ndërruar jetë, ndërsa dje janë gjetur trupat.

Nënë e bijë/ Eleni dhe Ornela Vangjeli Nënë e bijë/ Eleni dhe Ornela Vangjeli

Djali që jeton në Greqi ka ngritur alarmin pasi prej disa ditësh nuk po arrinte të kontaktonte me nënën dhe të motrën. Ai u kthye në atdhe dhe më pas me ndihmën e zjarrfikësve hapën derën e banesës, ku u përball dhe me tragjedinë.

Ai tha se kishte që prej mëngjesit të së dielës që nuk fliste me motrën dhe nënën e tij. Raportohet se nëna kishte pasur probleme me oksigjenin dhe e bija dërguar në spital. Ndërkohë, mjekët i kishin kërkuar që 75-vjeçarja të shtrohej, mirëpo Ornela Vangjeli nuk kishte pranuar.

“Kontakti i fundit që pata me motrën dhe nënën ishte të dielën. Komunikova pasi i solli ambulanca në shtëpi”, mësohet të jetë shprehur djali dhe vëllai i viktimave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed