Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Nënë e 3 fëmijëve, aktivistja e “Black Lives Matter” qëllohet me plumb në kokë, 27-vjeçarja në gjendje kritike për jetën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një aktiviste britanike e lëvizjes “Black Lives Matter” ndodhet në gjendje kritike në një spital në jug të Londrës, pasi u qëllua me plumb në kokë. 27-vjeçarja Sasha Johnson mori dëmtime të rënda mëngjesin e së dielës.

Në një deklaratë në faqen zyrtare, partia “Taking The Iniciativa”, një grup i ri politik në të cilin ajo bënte pjesë, tha se Sasha gjithmonë ka luftuar për njerëzit me ngjyrë dhe për padrejtësitë e komunitetit të tyre.

“Me trishtim të madh që ju informojmë se vetë Sasha Johnson ka pësuar një plagë me armë zjarri në kokë. Sasha gjithmonë ka qenë duke luftuar në mënyrë aktive për njerëzit me ngjyrë dhe padrejtësitë që rrethojnë komunitetin e tyre. Sasha është gjithashtu një nënë e tre fëmijëve dhe një zë i fortë, i fuqishëm për njerëzit dhe komunitetin tonë. Le të bashkohemi të gjithë dhe të lutemi për Sasha-n, të lutemi për shërimin e saj dhe t’i tregojmë mbështetjen tonë familjes dhe të dashurve të saj”, thuhet në deklaratën e partisë.

Më shumë

spot_img
spot_img