Pretendime tronditëse janë bërë publike nga familjarë e marinarëve argjentinas që humbën pa gjurmë gjatë një misioni me nëndetësen “ARA San Juan”.
Jesica Medina, motra e një prej 44 marinarëve që humbën kontaktet ka publikuar një mesazh nga vëllai i saj teksa i raportonte për situatën.
Në mesazhin e dërguar në aplikacionin WhatsApp, Roberto Daniel Medina i shkruan motrës së tij se ndodhet në ishujt Falkland dhe nëndetësja argjentinase po ndiqej nga një helikopter i ushtrisë britanike, transmeton newsbomb.al.
Ministria Britanike e Mbrojtjes ka reaguar duke hedhur poshtë këto pretendime të cilat i ka quajtur tërësisht të pavërteta. Sipas ministrisë asnjë helikopter britanik nuk e ka ndjekur nëndetësen.
Por këto pretendime janë ngritur edhe nga familjarë të tjerë të marinsave të humbur. Sipas tyre marinarët kanë raportuar te të afërmit e tyre se një helikopter britanik dhe një anije kiliane ishin vënë në ndjekje të tyre.
Nëndetësja u zhduk në 15 nëntor të këtij viti dhe që prej asaj dite nuk është zbuluar asnjë gjurmë, pavarësisht kërkimeve të shumta nga autoritetet argjentinase dhe shteteve fqinje. /Newsbomb.al