Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Nënat e të vrarëve të Srebenicës: Krimineli Mlladiç mori atë që meritonte. Faktet: 592 dëshmitarë dolën para gjyqit, mbi 10 mijë prova të administruara

Shkruar nga Newsbomb

“Krimineli mori atë që meritonte”.

Ky ishte reagimi i parë i Munira Subasic, presidente e asociacionit “Nënat e Srebenicës dhe Zepës”, pasi u dha verdikti final për burgim të përjetshëm për kriminelin e luftës Ratko Mlladiç.

“Prisnim që të ishin të gjitha bashkitë, por nuk u ndodhën. Nuk jam e lumtur gjithsesi”, tha Subaçiç për Radio Sarajevën në linjë telefonike nga Haga.

Ratko Mlladiç, ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Srpska, u dënua me burgim të përjetshëm për genocide në Srebrenicë, pas persekutimit të Boshnjakëve dhe Kroatëve, duke terrorizuar qytetarët e Sarajevës për krimet në Bosnjë nga viti 1992-1995.

Vendimi i sotëm mbylli odisenë e krimeve të rënda që ndodhën pas Luftës së Dytë Botërore. Dhoma e Apelit hodhi poshtë gjithë pretendimet e mbrojtjes së Mlladiç. Vendimi final për këtë çështje u mor të paktën 26 vite pas nisjes së procesit ndaj tij në Hagë për përgjegjësinë e një prej aktorëve kyç të luftës ku u vranë më shumë se 100 mijë persona dhe më shumë se 2 milionë njerëz u persekutuan.

Gjatë procesit gjyqësor kundër tij që filloi në 16 maj 2012 dhe që ka zgjatur 530 ditë, 592 dëshmitarë kanë dhënë dëshmitë e tyre në gjykatë dhe u prezantuan mbi 10 mijë prova ndërkohë që u morën në konsideratë mbi 2000 prova të tjera plotësuese.

Pas vitesh që i fshihej drejtësisë, Mlladiç u arrestua në Serbi në 26 maj 2011 dhe u ekstradua në Hagë e u transferua në burgun e Scheveningen në 31 maj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll