Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
2.6kmh
75 %
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
E hënë, 29 Nëntor, 2021
spot_img

Nënat dhe fëmijë në ajrim, gazetari i ‘përvishet’ Ramës: Një baba i ve që i ka vdekur gruaja s’mund t’i nxjerrë sot fëmijët (ANALIZA PER BURRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cadd524269fd6e702a4bd1db34486188

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të gjitha nënat me fëmijët, deri në moshën 10 vjeç, të lejohen të dalin për ‘ajrim’ deri në orën 11:00, pas një periudhe të gjatë izolimi për shkak të pandemisë Covid-19.

Gazetari Denis Dyrnjaja ka reaguar lidhur me vendimin e kryeministrit për fashon e njerëzve që lejohet të dalin, e cila sipas tij tregon se është një vendim i marrë nga kryeministri dhe jo nga qeveria apo nga ndonjë grupim brenda saj. Ky vendim sipas gazetarit tregon mendësinë dhe paragjykimin që Rama ka krijuar ndaj burrave shqiptarë, duke sjellë kësijsoj idenë që burri shqiptar (pra mashkulli) është një stereotip, pijaneci, dembeli, i paafti dhe idioti, thuajse një qenie që përton edhe të mendojë.

Ndërkaq Dyrnjaja thekson se Rama ka harruar të mendojë për “një burrë (baba) i ve që i ka vdekur bashkëshortja nuk mund t’i nxjerrë sot fëmijët sepse kryeministri nuk e ka menduar dot edhe këtë opsion e shumë të tjerë si ky”.

“Psh një burrë (baba) i ve që i ka vdekur bashkëshortja nuk mund t’i nxjerrë sot fëmijët sepse kryeministri nuk e ka menduar dot edhe këtë opsion e shumë të tjerë si ky. Se nuk mund ta mendojë se afër mendsh udhëheqësi sado vizionar qoftë, nuk është as gjeni, as kompjuter që të mendojë të gjitha opsionet e duhura ndaj vendimet çalojnë, sepse nuk janë kolegjiale e të menduara mirë”, thotë ai mes tjerash.

Shkruan Denis Dyrnjaja:

Pse çuditeni?!

Qeveria vendosi që të dielën të dalin në “ajrim” nënat dhe fëmijët. Në fakt kur sheh fashon e njerëzve që lejohet të dalin, kupton që vendimi nuk është i qeverisë, as i ndonjë grupimi brenda saj, por është një vendim ekskluziv i Kryeministrit, i zbatuar në rreshtore.

Ai ka menduar dhe vendosur se të parët duhet të dalin pensionistët, ai ka menduar edhe se të dytët në radhë duhet të jenë gratë dhe fëmijët se me demek burrat presin dhe se duhet të presin se ata janë rradha e fundit sipas asaj që Rama ka shfaqur me dhjetëra herë në qëndrimet e tij publike.

Është e njëjta mendësi kur ai shpërndan certifikatat e legalizimeve. Burrat që shkojnë për të marrë tapinë duhet të përballojnë edhe një tallbythje publike, thellësisht përçmuese, si sforco të fundit para se të pajisen me letrën e  hipotekës. Është krijuar idea qe burri shqiptar (pra mashkulli) është një stereotip, pijaneci, dembeli, i paafti dhe idioti, thuajse një qenie që përton edhe të mendojë.

Dhe nëse e sheh në këtë prizëm vendimi i Ramës duket normal, por çështja është që ai bëhet anormal për shkak se është subjektiv, i ndërtuar mbi një perceptim dhe mund të jetë dy herë gabim nëse ky perceptim ndërtohet me qëllim, sepse përbën haptas paragjykim dhe për pasojë edhe diskriminim, me ose padashje.

 Psh një burrë (baba) i ve që i ka vdekur bashkëshortja nuk mund t’i nxjerrë sot fëmijët sepse kryeministri nuk e ka menduar dot edhe këtë opsion e shumë të tjerë si ky. Se nuk mund ta mendojë se afër mendsh udhëheqësi sado vizionar qoftë, nuk është as gjeni, as kompjuter që të mendojë të gjitha opsionet e duhura ndaj vendimet çalojnë, sepse nuk janë kolegjiale e të menduara mirë.

Por kjo nuk është ndërkohë risi për mendësinë e udhëheqësisë sonë, pra nuk është e para herë në histori që udhëheqësi vendos. Kështu ka qenë ngahera, e kështu do të vazhdojë të jetë përsa kohë identifikohet dhe idealizohet lideri me gjithë vendimmarrjen e shtetit.

Ky është problemi që trashëgojmë se ndërrojmë emrat dhe iu ngremë kultin e individit. Ua ngremë pa ardhur në pushtet dhe pastaj pushteti për udhëheqësin është herë si tekë, herë si shërbim, herë si qokë e herë si experiment. Mos u çuditni, kështu ndodh me një kryetar që ka një copë parti, mendo pastaj t’i japësh atij të drejtojë një qeveri.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img