Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
1.5kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
2 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

‘NËNA VIP’ në kohën e coronavirusit, Bashkia i shkon papritur në shtëpi dhe zbulon se 84-vjeçarja është PRONARE e disa bizneseve, ka 4 fëmijë, vajzën pedagoge

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6e5110c446cfbfae646868262848b01a

Histori e pazakontë në kohëra coronavirusi.

Nënë Myzejene Jaupi, 84-vjeçarja nga Vlora, ditën e djeshme preku zemrat e gjithë shqiptarëve kur në një intervistë për gazetarët lokalë tha se kishte dalë në rrugë pasi nuk kishte ç’të hante.

“Ujë me sheqer piva mbrëmë, s’më zinte gjumi”, tha nëna mes lotësh ndërsa menjëherë pas intervistës, vetë gazetarët hoqën diçka nga rroga e tyre për t’i blerë ushqime nënës.

Por edhe qytetarët u solidarizuan menjëherë dhe një pjesë telefonuan në newsbomb.al pas publikimit të rastit, për t’i ardhur në ndihmë.

Ndërkaq, bashkia e Vlorës ka shkuar menjëherë me ushqime për gjyshen ‘e vetmuar’ dhe aty ka zbuluar se e vërteta ishte krejt tjetër.

Nënë Myzejeja, ka katër fëmijë, një vajzë e ka pedagoge dhe jeton me mbesën 25-vjeçare. Për më tepër ajo është pronare e disa ambienteve të cilat i ka lëshuar me qera.

“Bashkia e Vlorës nuk ja ka kursyer ndihmën as nënë Myzejenit dhe askujt tjeter qe ka pasur nevoje ne kete qytet. Në këto ditë të vështira ajo po përballet me pasojat e izolimit dhe vështirësinë qe te gjithe ne, ne nje menyre a ne nje tjeter, po perjetojme.
Nëna e moshuar e me disa fëmijë dhe gjyshja nga Vlora është ndihmuar nga Bashkia e Qytetit dhe bashkëqytetarët megjithese pronare e disa ambjenteve te dhena me qera.
Perveçse per ne, thirrja e saj për ndihmë është një apel drejtuar fëmijëve të mos harrojnë të kujdesen për prindërit e tyre në këto ditë “lufte”, vetem keshtu mund tja dalim, duke kontribuar te gjithe se bashku.
Nënë Myzejeni jetonte me perkujdesin e nje vajze te familjes 25 vjeçare e cila ishte në banesë në momentin e dorëzimit të ndihmave nga Bashkia e Vlorës”, thuhet nga Bashkia e Vlorës.

Ndërkaq, menjëherë rrjeti ka shpërthyer në komente ndaj bashkisë duke i kërkuar llogari se pse çon ndihma tek njerzëit që kanë mundesi, vetem se bien pre e “fake news” dhe jo te fammiljet vertët në nevojë në periferi.

Një rast ky i rëndë abuzimi në këto ditë të vështira coronavirusi.

Ndërsa humbëm kohë me nënë Myzejenë, së cilës mesa duket i pëlqejnë edhe intervistat në media mund të kishim ndihmuar dikë që kishte realisht nevojë.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img