Tirana
clear sky
-1.5 ° C
-1.5 °
-1.5 °
69 %
1.5kmh
0 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
4 °
Hën
2 °
E enjte, 20 Janar, 2022

“Nëna vdiq sot”, kështu e mbylli koncertin mbrëmë Ramë Lahaj, Kurti: Dëgjuam vlera të larta muzikore

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për tenorin e talentuar Ramë Lahaj, të cilit nëna i ndërroi jetë mbrëmë, pak para përfundimit të koncerit që mbante në Prishtinë.

Lajmin e hidhur për publikun e dha vetë tenori gjatë përformancës së tij në Prishtinë.

“Nëna vdiq sot”, kështu e mbylli koncertin mbrëmë Ramë Lahaj, njësoj siç e fillon Albert Kamy romanin e tij të famshëm “I huaji”, shkruan Kurti në Facebook.

Kreu i Qeverisë thotë se pas një viti të mundimshëm nën “kthetrat” e pandemisë, jeta ka filluar t’i rimerr ngjyrat e saj. Interesimi i madh i qytetarëve mbrëmë është edhe thirrje për aktivitete të tjera kulturore e artistike.

Shënimi i plotë i Albin Kurtit

“Nëna vdiq sot”, kështu e mbylli koncertin mbrëmë Ramë Lahaj, njësoj siç e fillon Albert Kamy romanin e tij të famshëm “I huaji”.

Në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, Ramë Lahaj&Friends na mblodhën për të na dhuruar emocione rrënqethëse. 13 vepra, 7 performues, një orkestër e tërë.

Filloi me “Bareshën” e Rexho Mulliqit, pastaj “Granada”, “Nemico della patria?!”, “Tacea La Notte Placida… Di Tale Amor”, “La forza del destino”, “Dio, che nell’alma infondere”, “Për ty Atdhe”, “Për mu paska ken kismet”, “E lucevan le stelle”, “Time to say goodbye”, “Non ti scordar di me”, “O moj e bukura Arbëri” dhe “O vendi im”.

Vlera të larta muzikore dëgjuam mbrëmë. Përveç Ramës sonë ishin edhe Simone Piazzola, Lana Kos, Xhelal Bakraqi, Isaneli e Arditi dhe Adhurim Grezda.

Pas një viti të mundimshëm, jeta ka filluar t’i rimerr ngjyrat e saj. Interesimi i madh i qytetarëve mbrëmë është edhe thirrje për aktivitete të tjera kulturore e artistike.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img