Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
58 %
1kmh
0 %
Mër
29 °
Enj
40 °
Pre
32 °
Sht
36 °
Die
38 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

‘Nëna’ , ‘Prindi 1’ dhe të rrëmbyerit!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Edi Oga ekskluzivisht për newsbomb.al 

Një “gur i nxehtë” debati u hodh javën e kaluar në rrjet dhe, siç nuk ndodh rëndom, nuk është “ftohur” akoma edhe pse kanë kaluar tre ditët e famshme. Me të gjitha gjasat, ky diskutim do të zgjatet, pasi problemi që u ngrit, nuk po merr as konsensus publik e as ndonjë nismë për zgjidhje ligjore.

Një familje e përbërë prej dy zonjash, është shtuar me dy vajza të cilat tashmë janë katër muajshe, por që e kanë të pamundur të regjistrohen në gjendjen civile si pasojë e ligjeve aktuale sipas të cilëve funksionon ky komponent i rëndësishëm i shtetit.

Çfarë ndodhi?

Aktivistë të shoqatave të drejtave të njeriut, kryesisht zëra të njohur të komunitetit LGBTQI+, e “shtruan” këtë problem për zgjidhje në publik (kupto rrjete sociale/televizione).

Kjo, sipas meje, ishte një lëvizje e gabuar dhe (ndoshta) jo e sinqertë. Nëse qëllimi i vërtetë i aktivistëve do të ishte zgjidhja e problemit të familjes në fjalë për regjistrimin e foshnjave, qoftë edhe si precedent për ndryshim të qëndrueshëm të legjislacionit në fuqi, ata me shoqatat e tyre duhet të lobonin pranë autoriteteve përkatëse deri në arritjen e qëllimit të tyre. Implikimi i opinionit publik në këtë rast, dihet nga të gjithë që nuk ndihmon, sepse në Shqipëri ka akoma një aversitet (kundërshti) masive dhe të mjaft të shprehur kundër personave LGBTQI+!

Ajo që ndodhi ishte një “autogol” i panevojshëm në luftën e vështirë të të fituarit të të drejtave të këtij komuniteti. Një nga komponentët më të rëndësishëm të kësaj lufte, është ndryshimi i perceptimit, toleranca dhe pranueshmëria nga publiku i gjerë. Në këtë aspekt, atë që kanë ndërtuar me mjaft përpjekje në këto dy dekadat e fundit, aktivistët e rrëzuan në një javë të vetme me anë të një KEQKOMUNIKIMI!

Aktivistët kërkuan heqjen e përcaktimeve nëna\babai apo mëmësia\atësia nga dokumentet identifikues të personave dhe zëvendësimin e tyre me terma jogjinorë si prindi 1 dhe prindi 2.

Kaq u desh dhe u dogj rrjeti!

Me keqardhje vura re se në masë, qytetarët nuk kanë lëvizur nga pozitat e tyre për “vrasje, varje dhe djegie” të personave për shkak të prirjeve seksuale dhe sidomos për shkak të kërkesës së tyre të papranueshme për të cënuar termin (rrjedhimisht edhe figurën) NËNË!

A e pranojnë aktivistët se komunikimi i tyre ishte i pakujdesshëm?

A mos ata e shfrytëzuan këtë rast, duke futur “në lojë” ndjeshmërinë tradicionale dhe natyrale njerëzore për fëmijët e vegjël, me qëllim përshpejtimin e përfitimit të të drejtave që ata gjykojnë se u takojnë?

Personalisht mendoj se zgjidhje për problemin konkret mund të gjendet, por pa u cënuar asnjë grimë e mënyrës tradicionale të emërtimit të familjeve që sendërtojnë shumicën absolute të shoqërisë. Termat “nëna” dhe “babai” duhet të jenë alternativa e parë e çdo dokumenti identifikmi. Kjo nuk i pengon këto dokumenta të amendohen me përcaktime të tjera, të menduara mirë. Për ata që nuk e dinë akoma, problemet e vërteta do të lindin kur të kërkohet të ndryshohen ligjet që përcaktojnë trashëgiminë materiale, nga një familiar tek tjetri, për familjet me persona të së njejtës gjni, por ky është një diskutim tjetër. Tani për tani, aktivistët e shoqatave të tilla duhet të vetëpërmbahen dhe të kuptojnë se ndryshimet që duan mund të vijnë (ose jo) dalëngadalë, sepse asnjëherë një pakicë, sado në të drejtën e saj qoftë, nuk mund t’i imponohet një shumice, e cila është totalisht e bindur në të drejtën e saj!

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img