Hapësire reklamuese

Bota

E PADËGJUAR më parë, Nëna përdori kontraceptiv për të mos mbetur shtatzënë, foshnja lind duke e mbajtur spiralen në dorë (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Një foshnjë e porsalindur është fotografuar duke mbajtur kontraceptivin që nëna e tij kishte përdorur në një përpjekje të dështuar për të parandaluar shtatzëninë. Gruaja 34-vjeçare nga Vietnami tashmë kishte dy fëmijë kur mbeti shtatzënë me djalin.

Kur fëmija i shëndetshëm lindi në Spitalin Ndërkombëtar Hai Phong javën e kaluar, pajisja në formë T doli me të pasi ai po e shtrëngonte në dorë. Kështu tha mjeku obstetër Tran Viet Phuong i cili ishte ai që pa gjithçka në momentin e parë. Fotografitë tregojnë fëmijën me sy të mbyllur, duke e mbajtur fort pajisjen.

bebja1.JPG

"Pas lindjes, mendova se mbajtja e pajisjes ishte diçka interesante, kështu që bëra një fotografi. Asnjëherë nuk kam menduar se do të marrë kaq shumë vëmendje," tha Phuong për VN Express.

Fotografia u shpërnda dhe u bë virale nëpër rrjete sociale. Phuong shtoi se IUD mund të jetë zhvendosur nga pozicioni i tij origjinal dhe është bërë joefektiv.

Djaloshi i shëndetshëm ka lindur me peshë 3.2 kg dhe të dy, nëna dhe bebja po monitorohen në spital.

bebja2.JPG

IUD, e njohur zakonisht si spirale me tela bakri të mbështjellë rreth plastikës, futet në mitër nga mjekët dhe është 99 përqind efektive. Pajisja mund të mbetet në vend për pesë vjet ose më shumë dhe një grua mund të mbetet shtatzënë sapo ajo të hiqet.

Në rast se një grua me një IUD mbetet shtatzënë, këshillohet heqja për shkak të rritjes së shansit për abort, raportojnë mediat e huaja.

Sondazh

Poll