Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

‘Nëna ndërroi jetë pa pirë një pikë ujë’, qytetari nga Durrësi denoncon spitalin Covid-3: I ishte çarë goja nga marrja e oksigjenit, edhe hasmit s’i ndalohet…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c7f837a3cd511188d7f798da69dc7817

Një qytetar nga Durrësi ka denoncuar infermieret e spitalit Covid 3, pasi sipas tij nuk i kanë dhënë ujë nënës, e cila ishte e shtruar në spital sepse ishte e infektuar me koronavirus.

Në një prononcim për mediet Altin Sejdiu u shpreh se dy ditë më parë nëna e tij i kishte kërkuar ujë, pasi ishte çarë goja nga marrja e oksigjenit.

Ndërsa shprehet i kënaqur nga shërbimi i mjekëve, të cilët nuk i kanë kërkuar asgjë, as lekë në këmbim të shërbimit shëndetësor ndaj nënës së Sejdiut.

“Denoncoj spitalin Covid 3 për arsye se nëna një javë në spital më kërkonte ndihmë, ujë, ujë, ujë”. Nga doktorët jam i kënaqur as lekë më kanë kërkuar asgjë, por ama infermierët, edhe ndërresat që i sillja edhe ato i gjeta sic i kisha cuar, mi dhanë dje kur ndërroi jetë nëna. Nëna pardje më mori në telefon në orën 6 të mëngjesit nuk e dëgjoja dot se vetëm merrte frymë më mori në ora 7 më tha më ndihmo më jep ujë se mbarova. kaq ishte telefonata e fundit që mori. Dihet që kush merr oksigjen i thahet goja për ujë, nëna kishte hequr dhe gojën e ishte çarë nga oksigjeni e i ishte carë goja pa ujë, është tmerr edhe hasmit nuk i ndalohet uji”, u shpreh Altin Sejdiu për News24.

Më shumë

spot_img
spot_img