Një nënë nga Vlora, në kushte të vështira ekonomike, ka parë si të vetmen zgjidhje apelin përmes ekranit për të dalë nga situata.
Mbrëmë ajo u shfaq në emsionin e Rezear Xhaxhiut së bashku me foshnjen e saj por ajo ç’ka nuk mund të kalojë si pa u vënë re është pikërisht orari i vonë.
Natyrshëm na vjen të pyesim: A është normale që një fëmijë aq i vogël të rrijë pa gjumë për të qenë në transmetim në orën 23:00 të natës?!
Kush e mban përgjegjësinë për shfrytëzimin e fëmijëve në këtë mënyrë nëpër ekrane, aq kohë sa halli i kësaj nënë ishte sigurimi i ushqimit për të vogëlin e saj?