Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
44 %
5.1kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Nëna i vdiq 3 ditë më parë, Kadri Veseli merr leje nga Haga dhe mbërrin në Kosovë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ajshe Veseli, nëna e komandantit të UÇK-së Kadri Veseli është ndarë nga jeta këtë të premte në moshën 93 vjeçare. Ajo ka mbyllur sytë përgjithmonë duke ikur nga kjo jetë pak muaj pas bashkëshortit të saj Fazli Veseli, i cili vdiq në korrik 2021.

Mediat në Kosovë shkruajnë se mesditën e sotme në vend ka mbërritur Kadri Veseli.

Ish-komandanti i UÇK-së është liruar përkohësisht nga Haga dhe ka arritur në Kosovë, ku fillimisht pritet të shkojë tek varrezat në fshatin e tij në Broboniq për të vizituar varrin e nënës. Sipas burimeve, Veseli do të lejohet të vizitojë edhe familjarët e tij në Bair të Mitrovicës.

Siç shihet nga foto, gjithë kohën ai është i shoqëruar nga disa makina të EULEX-it.

Kjo ishte vdekja e dytë për të cilën Kadri Veseli e mori lajmin në qelitë e specializuara të Hagës ku po mbahet bashkë me Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Brenda gjashtë muajsh Veseli ka humbur të dy prindërit. Ai nuk ishte në Kosovë në asnjërin rast.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img