Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Nëna i ndërron jetë 2 orë para koncertit, tenori shqiptar ndërpret shfaqjen: Ju kërkoj falje që duhet ta mbyll më herët, por nuk doja ta anuloja

Shkruar nga Newsbomb
Nëna i ndërron jetë 2 orë para koncertit, tenori shqiptar

Tenori i shquar Ramë Lahaj ka humbur njeriun më të shtenjtë, nënën.

Lajmin e hidhur për publikun e dha vetë tenori gjatë përformancës së tij në Prishtinë.

Ndonëse njeriu më i shtrenjtë i jetës u largua nga kjo botë vetëm dy orë para nisjes së koncertit, Lahaj mbajti vetëm pak minuta recitalin në shenjë mirënjohje për të gjithë dashamirësit e muzikës së tij që ishin mbledhur për ta dëgjuar.

 “Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As një e treta e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj”,tha ai para mijëra spektatorëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese