Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Nëna e Navalnyt, kritikut më të madh të Putinit shkon te burgu ku dha shpirt i biri

Shkruar nga Newsbomb

Zëdhënësja e politikanit opozitar rus, Alexei Navalny, konfirmoi sot vdekjen e kritikut më të madh të presidentit rus Vladimir Putin. Alexei Navalny ndërroi jetë në moshën 47-vjeçare  dje 16 shkurt në një burg në Rusi.

Sipas zyrës së shtypi së të ndjerit, trupi i pajetë i Navalnyt është dërguar në Salehard dhe është marrë nga hetuesit e Komitetit Hetues të Rusisë. Nënës se liderit të opozitës iu komunikua sot mesazhi zyrtar për vdekjen e djalit të saj.  Në letrën e dërguar shkruhej se “Navalny vdiq dje në orën 14:47 me orën lokale”.

Me të marrë mesazhin e konfirmimit të vdekjes të djalit, ajo u nis menjëherë drejt burgut ku dha shpirt i biri, Alexei Navalny. Nëna e Navalnyt, Lyudmila Navalnya shkoi në burgun ku vdiq i biri e shoqëruar nga avokati i Alexei Navalnyt.

Pamje kur nena e Navlnyt shkon te burgu ku vdiq i biri Pamje kur nena e Navlnyt shkon te burgu ku vdiq i biri

Ndërkohë mësohet se zëdhënësja e Navalnyt ka kërkuar që trupi i pajetë i 47-vjeçarit t’i dorëzohet familjes.

Raportimi për vdekjen e Navalnyt ka nxitur zemërim dhe dënim nga liderët botërorë që e kanë thënë se kritiku i Kremlinit ka paguar “çmimin më të lartë” për kurajën e tij për të folur kundër udhëheqjes së shtetit.

 Navalny, një kritik i zëshëm i Putinit, është mbajtur në burgun rus prej vitit 2021 nën akuza që janë cilësuar nga shumë si të nxitura politikisht. Në gusht, Navalny u shpall fajtor për themelimin dhe financimin e një organizate ekstremiste, gjë të cilën e ka mohuar gjithmonë, dhe u dënua me 19 vjet burgim shtesë. Ai veçse ishte dënuar me nëntë vjet burgim për shkelje të lirimit me kusht, për mashtrim dhe shpërfillje të gjykatës.

Lexo edhe: Me lot në sy, bashkëshortja e Navalny: S’e di nëse duhet t’i besoj lajmet për vdekjen

Alexei Navalny jetoi dhe vdiq duke luftuar kundër regjimit të Vladimir Putin dhe korrupsionit të tij. Ai ishte njeriu i vetëm i aftë të nxirrte dhjetëra mijëra në rrugë duke bërë thirrje për një Rusi pa Putin dhe njeriu i vetëm që presidenti i Rusisë refuzoi të përmendte me emër.

Navalny për disa vite u bë “ferri” i Putinit, pasi nuk ndalonte pavarësisht arrestimeve apo paraqitjeve në gjykata, por gjithçka do të ndryshonte në 2020, ku u bë tentativa e parë për ta helmuar.

I helmuar gjatë një misioni në Tomsk

Navalny në 2020 po zhvillonte një vizitë në Siberi, ku po mblidhte disa fakte në lidhje me një çështje, kur u helmua në një dhomë hoteli. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua teksa ishte në fluturim për në Moskë.

Ai u dërgua me urgjencë në Berlin, ku ra në koma dhe iu deshën disa muaj që të rikuperohej gjendja e tij shëndetësore. Në një laborator ushtarak gjerman identifikoi helmin në fjalë. Ishte novichok, agjenti nervor i klasës së armëve.

Helmimi në burg

Në prill të 2023 Navalny u përballur me dhimbje të forta stomaku në burg që dyshohej se ishin si rezultat i helmit me veprim të ngadaltë. Ai u dërgua në spital, pas thirrjeve të SHBA, e cila paralajmëroi se nëse Navalny do të vdiste në burg do të mbanin përgjegjësi.

Lexo edhe: Perëndimi përshëndet rezistencën e Navalnyt: Rusia përgjegjëse për vdekjen e tij

Burgosja e Navalny

Navalny ka qenë në burg që nga viti 2021 dhe në dhjetor ai u transferua në një koloni penale arktike në Siberi. Akuzat kundër Navalny, një prej kritikëve më të zhurmshëm të Vladimir Putinit, shihen gjerësisht si të motivuara politikisht.

Ai fillimisht u dënua me tre vjet e gjysmë për shkelje të kushteve të një dënimi me kusht. Në shkurt 2022, ai u vu sërish në gjyq. Këtë herë u akuzua se vodhi 4.7 milion dollarë (3.5 milion £) donacione të dhëna për organizatat e tij politike.

Ai u shpall fajtor dhe u urdhërua të kalonte nëntë vjet në një “koloni penale të regjimit të rreptë”. Dhe në gusht të vitit të kaluar, ky dënim u zgjat në 19 vjet pasi ai u shpall fajtor për themelimin dhe financimin e një organizate ekstremiste, akuza që ai i ka mohuar.

Lexo edhe: Njeriu që iu bë “ferr” Putinit, dy tentativat e helmimit dhe burgosjet e Navalny

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese