Hapësire reklamuese

Rajoni

“Nëna e Krivaqës punonte në polici dhe i mbyllte dosjet”, zëdhënësi i Ferizajt i përgjigjet akuzave të babait të Marigona Osmanit

Shkruar nga Newsbomb
“Nëna e Krivaqës punonte në polici dhe i mbyllte

Babai i së ndjerës Marigona Osmanit ka thënë se nëna e Dardan Krivaqës ka punuar në polici dhe ia ka mbyllur dosjet të birit.

Vrasja e 18-vjeçares Marigona Osmani tronditi opinionin publik. E reja u vra mizorisht pas dy ditësh dhunë sistematike, fizike e psikike nga bashkëjetuesi i saj, Krivaqa.

“Ne asgjë nuk kemi ditur, në policinë e Ferizajt 136 dosje edhe del prokurori thotë i kam veç 10, ku janë 126, policia i ka mbyll se mama e tij ka qenë në shërbim në polici”, ka deklaruar ai.

Por, Policia e Kosovës, konkretisht zëdhënësi i Policisë Rajonale në Ferizaj, Kanun Veseli i është përgjigjur  akuzave të këtij të fundit, duke thënë se nëna e Krivaqës nuk ka qenë dhe nuk është punësuar në Polici.

“Sa i përket nënës së të dyshuarit Dardan Krivaqa, ajo as s’ka qenë, as nuk është e punësuar në Policinë e Kosovës”, tha Veseli, raportojnë mediet në Kosovë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu