Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nëna e 2 fëmijëve tentoi të vriste veten nga varfëria, Elvis NAÇI shkon urgjent ta takojë (PREMTIMI I MADH)

Shkruar nga Newsbomb

Të gjithë e mbani mend Entela Buzin, nënën e dy fëmijëve nga fshati Kallm i Fierit e cila lutej e qante për një thes miell që t’u gatuante bukë të vegjëlve të saj.

Ashtu mes lotësh e dhimbjes së tejskajshme nga varfëria e madhe, Entela rrëfeu ka se ka tentuar të mbytet dy herë, por kanë qenë fëmijët që e kanë kthyer nga rruga.

Historia preku mbarë shqiptarët dhe nuk mund të mos binte në sy të Elvis Naçit i cili bashkë me Sidrit Bejlerin e stafin e “Shqiptarët për Shqiptarët”, kanë shkuar ta takojnë nënën e dy fëmijëve për të parë nga afër gjendjen e saj.

Jo vetëm kaq... Elvis Naçi i ka premtuar nënës së dy fëmijëve një shtëpi të re. 

“Vizituam Familjen e Entela Buzit në Kallm të Fierit ku mësuam mes lotëve hallet e kësaj Familje, ajo kishte një toke ku do t'i ndertojmë një Shtëpi dhe do të  shikojme hallet shëndetësore që ata kane! I Madhi Zot na shperblefte të gjithëve”, shkruan Elvis Naçi!

LEXO EDHE: JU LUTEM 1 THESË MIELL T’U BËJË BUKË KALAMANJVE…NËNA SHPËRTHEN NË LOT PARA KAMERAS, VARFËRIA ULUR KËMBËKRYQ NË MES TË MYZEQESË

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.