Hapësire reklamuese

Bota

Nëna dhe gruaja e Navalnyt thirrje Putinit: Na jep trupin që ta varrosim me dinjitet

Shkruar nga Newsbomb
Nëna dhe gruaja e Navalnyt thirrje Putinit: Na jep trupin që ta

Nëna dhe gruaja e Alexei Navalnyt i kanë bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që tju japë trupin që ta varrosin me dinjitet.

Nëna e Alexei Navalny i drejtoi një apel të drejtpërdrejtë Vladimir Putinit për kthimin e trupit të djalit të saj.

Në një video të postuar në YouTube, 69-vjeçarja  Lyudmila Navalnaya, duke qëndruar jashtë burgut në Arktik, ku vdiq Navalny, bëri thirrje që të mund të marrë trupin e djalit.

"Po ju drejtohem, Vladimir Putin, sepse zgjidhja e këtij problemi varet vetëm nga ti. Më lër të shoh djalin tim më në fund. Kërkoj që trupi i Alexeit të lirohet menjëherë në mënyrë që ta varros në mënyrë humane”, tha ajo.

Po ashtu bashkëshortja e Navalny, Yulia Navalnaya bëri një apel të ri për kthimin e trupit të burrit të saj.

"Nuk më intereson sesi zëdhënësi i vrasësit komenton fjalët e mia. Kthejeni trupin e Alexeit dhe lëreni të varroset me dinjitet, mos i pengoni njerëzit t'i thonë lamtumirë", tha ajo.

Kujtojmë që këto thirrje vijnë pasi pak më parë u raportua se familjarët e Navalny nuk do mund të merrnin trupin edhe për dy javë të tjera për shkak se po i bëhet autopsia.

Teksa bashkëshortja e tij është shprehur se kjo po bëhet për të zhdukur provat që i shoqi është helmuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese