Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nëna çon në Polici edukatoren në Durrës, djali 3 vjeç u vra në kopshtin ku mësonte

Shkruar nga Newsbomb
Nëna çon në Polici edukatoren në Durrës, djali 3

Një edukatore 40 vjeçare është proceduar penalisht nga Policia në Durrës, pasi nëna e një fëmije 3 vjeç ka deklaruar se djali i saj është lënduar në këmbë gjatë kohës që mësonte në kopësht.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u procedua penalisht për veprën penale "Plagosja e lehtë nga pakujdesia", shtetasja E. K., 40 vjeçe, banuese në Durrës, (edukatore në një kopësht në lagjen nr.14, Durrës), pasi ka bër kallëzim shtetësja Z. Sh., se gjatë kohës që ka qënë në kopësht i është lënduar në këmbë  fëmija i mitur  3 vjeç dhe pas mjekimit në spital është larguar në banesë."

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.