Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1.5kmh
2 %
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
8 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Nëna 30 vjeçare vdiq gjatë lindjes, familjarët akuzojnë mjekët e Fierit: Na thanë për trombozë, pastaj atak

Lajme të ngjashëm

Familjarët e Elisabeta Lamajt, nënës 30 vjeçare që ndërroi jetë dy ditë më parë në Spitalin e Fierit gjatë lindjes, akuzojnë mjekët se se u kanë dhënë 2 versione për vdekjen e vajzës së tyre.

Sipas tyre, mjekët fillimisht iu kanë thënë se vajza e tyre ka ndërruar jetë gjatë lindjes për shkak të trombozës, ndërsa më pas iu kanë thënë se kishte vdekur pasi kishte pësuar arrest kardiak. Ata kanë bërë kallëzim në organet përkatëse prej ditës së shtunë.

Bashkëshorti i Elisabeta Lamajt, me detyrë gardian në Burgun e Fierit, ka bërë kallëzim për vdekjen e bashkëshortes që në datë 10 prill, kur ajo ndërroi jetë. Sipas familjarëve, mjekët i kanë bërë mjekim të pakujdesshëm 30 vjeçares.

Autopsia pritet të nxjerrë shkaqet e vdekjes së Elisabeta Lamajt. Ndërkohë, mjekët e Spitalit të Fierit kanë arritur të shpëtojnë foshnjën, e cila fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

Më shumë